Një aksion antidrogë është ndërmarrë gjatë orëve të mëngjesit në Katania, Itali, nga Guardia di Finanza me mbështetjen e komandave provinciale të Romës, Napolit, Palermos dhe Grupit Ajror-Naval të Messinas.
Prokuroria ka lëshuar 25 urdhër arreste, 21 me burg dhe 4 të tjerë në arrest shtëpie, për një organizatë që merret me trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë kokainën dhe marjuanën, si dhe në trafikun e armëve.
Gjatë operacionit janë sekuestruar dhe dy pasuri të paluajtshme, që dyshohet se ishin ndërtuar me para të këtij grupi. Mes personave të arrestuar ka edhe shqiptarë, ndërkohë që 6 prej tyre kanë qenë shpërndarës droge. Si provë materiale u sekuestruan mbi 4 kilogramëve kokainë, 52 marijuanë dhe 25 hashash.
Discussion about this post