Pasojat e dhunës ishin disa persona të lënduar seriozisht që u dërguan në spital, teksa 4 prej tyre janë ndaluar nga policia. Aksioni përfundoi mëngjesin e djeshëm, bazuar edhe te urdhri i Gjykatës së Bolzanos.
Sipas mediave të vendit fqinj, krimi kishte ndodhur më 1 maj, por masat e arrestit ndaj 4 shqiptarëve u ekzekutuan vetëm dje (23 maj).
Krimet për të cilat akuzohen përfshijnë përleshjen, lëndimet e rënda trupore, sulm me pasoja të rënda, e posedim të paligjshëm të armëve.
Ngjarja ndodhi pranë “Panairit të Bolzanos”, pas një debati verbal midis të arrestuarve dhe viktimave brenda një klubi nate. Sherri u qetësua nga sigurimi i diskotekës, por më vonë u shndërrua në një pritë të dhunshme jashtë vendit të ngjarjes.
Viktimat u sulmuan me thika, shkopinj dhe zinxhirë, duke pësuar lëndime të rënda.