Mëngjesin e sotëm, Guardia di Finanza e Katanias ka kryer një operacion të gjerë të koordinuar me kolegët e tyre në Romë, Napoli e Palermo, ku vunë në pra nga 25 persona për veprimtari të lidhur me zotërimin dhe shitjen e substancave të ndaluara (kòkainë, maríjuanë, háshash e crack), për llogari të klanit mafíoz ‘Santapaola-Ercolano’, si dhe për mbajtje ármësh.
Operacioni i koduar me emrin ‘Shoes’ (Këpucë, për shkak se të dyshuarit përdornin emra markash të njohura këpucësh në bisedat e koduara mes tyre), ka sjellë edhe sekuestrime aktivitetesh tregtare dhe dy prona të patundshme.
Hetimi ka arritur zbulimin e veprimtarisë së shumë grupeve kríminale të organizuar nga Katania që furnizoheshin me drògë nga grupe kríminale italiane dhe shqiptare. Veç arrèstimit të gjashtë korrierëve, janë sekuestruar edhe mbi katër kile kòkainë, 52 kile maríjuanë, e rreth 25 kile háshash, sipas GdF.
Midis të arrèstuarve janë edhe dy shqiptarë, Klodian Shkreka dhe Rudolf Sotiri, me bazë në zonën e Lazios, prej nga furnizonin me drògë grupet mafòíze në Katania.