04:43 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

09:55 | 10/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

Banorët e zonës hasën lëvizjet e çuditshme dhe të shpeshta të shqiptarit. Pas gjurmimit karabinierët e kapën në flagrancë me 220 doza nëpër xhepa. Në apartament zbuluan një laborator të vërtetë, me mbi 900 gramë kokainë, peshore, pajisje prodhimi e paketimi

Mbi 220 doza kokaine në xhepat e tij dhe më shumë se 900 gramë të fshehura në shtëpi.

Një total prej më shumë se një kilogram drogë e cilësisë së lartë që iu sekuestrua një adoleshenti shqiptar.

Policia italiane informoi se arrestoi 18-vjeçarin në zonën e Centro të Genova-s për trafik droge, teksa po heton edhe për organizatën kriminale ku bënte pjesë.

Aksioni mori fill nga raportimet e disa banorëve të Struppës, të cilët kishin vënë re prej kohësh një hyrje-dalje të dyshimtë në një ndërtesë në rrugën ‘Benedetto da Porto’, ku një i ri, i paparë më parë në lagje, hynte e dilte shpesh nga një apartament.

Karabinierët operuan menjëherë me gjurmime, duke pritur djalin jashtë derës. Pas kontrollit, brenda xhaketës, i riu fshihte tre pako celofani të paketuara me vakum, secila prej të cilave përmbante 50 doza kokaine; në xhepin e xhinseve, një pako cigare me 74 doza të tjera; në total 224 doza (afërsisht 140 gramë) tashmë gati për shitje të mbajtura me vete.

Ata zgjeruan kontrollin më tej, teksa hapën derën e apartamentit ku jetonte. Dy pako të tjera të zbuluara, me pesha afërsisht 800 dhe 121 gramë kokainë, makineri për prodhim dhe paketim, tre peshore precize dhe një sasi të konsiderueshme qesesh celofani dhe plastike, informon media italiane.

Djali, një 18-vjeçar shqiptar, u transferua në burgun e Marassit, në pritje të vërtetimit të arrestimit.

Pas

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Para

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

Para
Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.