Prej ditës së sotme e gjithë Italia është vendosur në karantinë, ku të gjithë qytetarëve u janë ndaluar udhëtimet dhe grumbullimet publike.
Shifrat e fundit nga Italia tregojnë për 9172 të prekur dhe 463 të vdekur nga koronavirusi.
Radhë të gjata janë vërejtur në supermarketet italiane gjatë natës, shkruan BBC. Një qytetar publikoi në Tëitter fotografi ku shfaqen radhë të gjata jashtë një supermarketi në Itali, pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë për të shmangur turmat.
“Conte thotë se duhet të shmangim daljet jashtë, por italianët shkojnë e mbajnë radhë në supermarkete. Ne e meritojmë të jemi tallja e të gjithë Evropës”, komentoi me ashpërsi përdoruesi për këtë fakt në fot
Ndërkohë, qeveria italiane i ka siguruar qytetarët se supermarketet dhe dyqanet nuk do të mbyllen, dhe se janë marrë të gjitha masat për të siguruar bazën ushqimore për qytetarët.
Gjatë ditës së djeshme Faxweb.al publikoi dhe disa video të frikshme, ku mjetet e rënda të ushtrisë kishin dalë në rrugë, për të urdhëruar qytetarët që të qendronin në shtëpitë e tyre dhe mos të dilnin.
Ndërkohë koronavirusi tashmë ka prekur dhe Shqipërinë, ku derimë tani 6 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin.
(E.K/Faxweb.al)