Policia italiane ka sekuestruar 1.5 tonë drogë të llojit marijuanë, konkretisht në
Termoli në brigjet e Molise mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës dhe ka arrestuar dy skafistë që po e transportonin.
Sipas policisë italiane dy të arrestuarit janë përpjekur të largohen, policia ka sekuestruar gomonen që u përdor për trafikimin e drogës.
Mediat italiane raportojnë se droga vinte nga Shqipëria. Operacioni u krye gjatë natës së mbrëmshme dhe të arrestuarit janë dërguar në burgun e Larinos.