Policia Italiane ka realizuar një operacion të gjërë ku ka bërë të mundur arrestimin e 22 personave të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, si pjesë e një organizate kriminale ku veprimtari e tyre ishte prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike
Veprimtaria e tyre kriminale shtrihej kryesisht në zonën e Bergamos dhe Parmas.
Midis shqiptarëve të arrestuar është edhe shtetasi Gëzim Sallaku, President i klubit italian të futbollit “Darfo” që luan në kategorinë D në Itali.
Në shtëpinë e tij u gjetën tre armë zjarri pa leje përkatëse si dhe një sasi municioni. Ato mbaheshin të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij.
Gjatë operacinit të Policisë Italiane u zbulua gjithashtu edhe një laborator droge në zonën e Bergamos, raporton “Ansa”.
Ende nuk ka informacione rreth emrave apo veprimtarive të shqiptarëve të tjetrë të arrestua, por pritet që detajet më të hollësishme të bëhen publike nga autoritetet italiane.
(F.GJ/FAXWEB.AL)