Vullkani Etna në Itali shpërtheu këtë të hënë me një re që e pasoi atë deri në një lartësi të paktën disa kilometra.
Sipas Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, kjo u shkaktua nga një rrjedhë piroklastike, ndoshta e prodhuar nga një shembje e materialit në krahun verior të kraterit Juglindor.
Llava nga vëzhgimet paraprake, duket se nuk ka kaluar skajin e Luginës së Luanit, pranë kratërit.
Në të njëjtën kohë, aktiviteti shpërthyes nga krateri juglindor u ndryshua në një shatërvan lave ndërsa qendra e burimeve është në zonën e kraterit Juglindor.