Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:15 në një ndërtesë në Torino, Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se të pesë persona mbetën të plagosur, përfshirë edhe dy fëmijë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Një dymbëdhjetëvjeçar pësoi djegie në 30% të trupit, ndërsa një vajzë gjashtëvjeçare u plagos si pasojë e një muri që u shemb.