“Shkoni dhe luani diku tjetër larg dyqanit tim”. Kjo frazë e thënë me nervozizëm i ka kushtuar shumë një tregtari kinez në “Via Turri’ në Reggio Emilia të Italisë.
Vetëm pak sekonda më vonë, tre të rinj afrikanë e kanë goditur atë me grushte, shkelma, kaçavida, shkopinj dhe sende qelqi, duke e masakruar tregtarin kinez.
Njëri prej tyre i ka ngulur një shishe të thyer, duke e hedhur përtokë tregtarin 50 vjeçar. Ndërhyrja e një kalimtari i shpëtoi atij jetën nga tërbimi i pakontrollueshëm i sulmuesve.
Përballë thirrjeve për ndihmë, një grup shqiptarësh kanë ndërhyrë duke shuar konflikti edhe pse pak vonë.
Ata kanë arratisur të neutralizojnë agresorët duke u marrë shkopinjtë dhe sendet e tjera. Më pas, kanë transportuar për në spital tregtarin në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku nisi hetimet për rastin si dhe për identifikuar përgjegjësit, shkruan ORA NEWS.(B.H/Shuplaka)