Mbrëmjen e djeshme pòlicia italiane e Via Hermet kanë vënë në pranga dy shqiptarë 20-vjeçarë, pasi akùzohen për shitjen e kòkainës. Ndjekja e tyre nisi pas disa denoncimeve, policët u vendosën jashtë një apartamenti në qendër të qytetit, pasi kishin informacione se mund ishte një qendër e mundshme për trajtimin e drògës, shkruajne mediat vendase.
Në vijim të punës për gjurmimin e personave karabinierët, duke përfituar nga një moment i favorshëm hynë në ndërtesën që ruanin prej ditësh. Brenda apartamentit u gjetën dy shqiptarë dhe disa të rinj të tjerë, nga Trieste dhe Udine, të cilët po konsumonin kòkainë.
Teksa u vuri prángat, pòlicia ushtroi kontroll në gjithë shtëpinë ku u gjetën të fshehura mirë rreth 80 gram kòkainë, materiale prerëse dhe paketimi, një peshore dhe para që dyshohet se janë fituar nga aktiviteti i paligjshëm. Si rezultat i hetimeve të menjëhershme u provua se kòkaina ishte në pronësi të dy të rinjve shqiptarë, H.I., 21 vjeç dhe V.R., 22 vjeç. Pòlicia thotë se nëse kòkaina do të kishte dalë në treg kapte vlerën e 10 mijë eurove. Tashmë shqiptarët pritet të dalin para autoriteteve për tu njohur me masën e sigurisë.