Kombëtarja e Italisë ka mposhtur mbrëmë Maltën me rezultatin 4-0. Të kaltrit nuk patën probleme për sigurimin e tri pikëshit përballë ishullorëve. Vendimtar në këtë takim ishte sulmuesi i Sassuolos, Domenico Berardi që shënoi 2 gola.
Golat e tjerë u shënuan nga Bonaventura dhe Frattesi.
Me këtë fitorja skuadra e Spalletit shkon në kuotën e 10 pikëve pas 5 ndeshjeve, 3 më pak se Anglia e vendit të parë. E pikërisht nga kombëtares së “Tre Luanëve”, Italia do të përballet në Wembley ditën e martë.