Siç dihet tashmë Italia është fqinji më i prekur i rajonit tonë nga koronavirusi.
Për këtë arsye janë marrë shumë masa të ndërsjellta nga këto vende duke anuluar shumë fluturime për të evituar një rrezik më të madh si pasojë e koronavirusit.
Situata nga koronavirusi ka sjellë anulimin e fluturimeve të para drejt Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ditës së sotme janë anuluar një fluturim nga Trevizo dhe një tjetër nga Milano.
Qytetareve që kishin prenotuar nuk është dhënë asnjë datë për fluturim.
Ndërkohë në Shkup mbeten ende në spital çifti i prekur me virusin.
Edhe pse gjendja e tyre është e qëndrueshme, autoritetet po i mbajnë nën monitorim për shkak të moshës.
Discussion about this post