Koronavirusi ka marrë një shtrirje të madhe në gjithë europën tashmë ndërsa autoritetet e shteteve përkatëse po bëjnë gjithçka kanë në dorë për të menaxhuar situatën e krijuar.
Italia është vendi europian që mban rekordin e rasteve të prekura dhe numrit të viktimave teksa 7985 persona kanë rezultuar pozitiv më koronavirus, 1598 më shumë se sa të dielën ndërsa 463 të vdekur ku vetëm gjatë ditës së sotme u shënuan 97 viktima më shumë se sa dje.
Pamjet e mëposhtme tregojnë disa automjete të policisë bashkiake kanë këshilluar njerëzit me megafon për të mos dalë nga shtëpitë.
“Vëmendje, qytetarët janë të ftuar të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur infektimin”, ishte thirrja e autoriteteve.
Ndërkohë nëpër rrugë janë shfaqur edhe forcat e ushtrisë si dhe taknet e saj që parakalojnë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe konstatuar rastet nëse qytetarët nuk iu binden urdhërave dhe udhëzimeve të autoriteteve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)