11:50 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Italia në udhëkryq, përmbyset bota e politikës që njohim në 25 vjet

11:35 | 06/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Italia në udhëkryq, përmbyset bota e politikës që njohim në 25 vjet

Luciano Fontana/ Corriere della Sera

Të dielën, më 4 mars u përmbys bota e politikës italiane që kemi njohur në 25 vitet e fundit. Ndarjet mes të djathës dhe të majtës nuk ekzistojnë më. Qendra e majtë po rrëshqiste në një humnerë të paimagjinueshme deri para pak muajsh. Berluskoni, kryetari i padiskutueshëm i konservatorëve, njeriu i cili me daljen e tij në terren dhe raportet direkte të zgjedhësve kishte dominuar gjithmonë skenën, mundet në garën e brendshme nga Matteo Salvini, lideri i cili i ka ndryshuar “lëkurën” Legës. 5 Yjet, të mbështetur nga themeluesi Beppe Grillo dhe Luigi Di Maio, arritën një sukses të madh pikërisht në kohën kur vendosën të dilnin nga manteli i thjeshtë i protestave.

Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ndryshojnë protagonistët, ndryshon gjeografia elektorale e Italisë, ndryshojnë motivet e konsensusit.

Humbja e Pd-së na jep një Itali thuajse bipolare. Qendra e djathtë është shumë e fortë në Veri, por dhe me Legën në qendër dhe jug, në emër të revoltës fiskale, emigracionit dhe sigurisë (rasti i Macerata-s me partinë e Salvinit, kalimi nga 153 në 4808 vota).

5 Yjet u përpoqën ta kanalizonin revoltën kundër klasës së vjetër të drejtuesve dhe duke ofruar pagesën e nënshtetësisë si zgjidhje për papunësinë, sidomos tek të rinjtë.

Një ndarje politike dhe territoriale ka hequr nga skena emra dhe kandidatura të forta. Çmimin më të lartë e ka paguar sigurisht qendra e majtë (dhe shefi i saj Matteo Renzi), si një replikë akoma më e ashpër se humbja e referendumit kushtetues të 2016. Nuk e dimë ende nëse dorëheqja e njoftuar dje, që përfaqëson daljen përfundimtare nga skena të një lideri që kishte shtuar shpresat dhe zgjuar disa iluzione tek masat, është përfundimtare.

Kjo është një fazë e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Pd, në dilemë se si të shpenzojë kapitalin e saj, edhe pse e ridimensionuar nga zgjedhjet në Parlament. Luigi Di Maio ka çelur dje negociatat për formimin e një qeverie, të mbizotëruar nga ajo dhe M5S e cila mund të përfshijë në parim dhe qendrën e majtë. Edhe Matteo Salvini është shprehur i gatshëm për të formuar një qeveri me një koalicon të qendrës së djathtë shumë larg skemës së vjetër të dominuar nga Silvio Berlusconi.

Lavdërimet pa fund të liderit të Lega-s bërë nga drejtues të rëndësishëm të Forza Italia, janë një e dhënë e qartë e rrugës së fitimtarit dhe tentativës së tij për udhëheqjen e konservatorëve italianë. Në projekt ky për formimin e një formacioni të gjerë nacionalisht shumë i ndryshëm nga skema liberale e “Kavalierit”.

Natyrisht jemi vetëm në fillim të një faze politike ku gjithsesi disa elementë janë të qartë: asnjë parti dhe asnjë koalcion nuk i ka votat për të qeverisur i vetëm. Karikimi i baterive nga ana e fitimtarëve janë legjitime, por më tepër duket si provë muskujsh që duhet të testohet në një realitet ku parlamenti momentalisht nuk ka një maxhorancë. Fakti që M5S dhe Lega nuk i kanë lënë mënjanë pulset antievropiane i bën marrëveshjet dhe më të komplikuara.

Topi tashmë është në dorën e Presidentit të Republikës i cili besojmë se nuk ka asnjë ndërmend të futet në tratativa demonstrative për formimin e qeverisë, thjesht për të rikonfirmuar rolin e tij. Kreu i shtetit ka detyrën të sigurojë stabilitet në Itali me një ekzekutiv të mbështetur në numra të qëndrueshëm. Është një rrugë e ngushtë, por e vetmja që mund të përshkohet. E vetmja për të siguruar zhvilimin dhe reformat që lejojnë zhvillimin e një gare të ardhshme në mënyrë efikase, në shpresë për të mbyllur përfundimisht këtë tranzicion të përjetshëm italian.
(B.S/ faxweb.al)

Pas

Princ Vali Corleone dërgohet në psikiatri, kanosje ndaj prindërve

Para

“Ore po ky do palosur vërtet”, Zogu i lexon fatin Gaz Pajës, plasin të qeshurat në sallë

Para
“Ore po ky do palosur vërtet”, Zogu i lexon fatin Gaz Pajës, plasin të qeshurat në sallë

“Ore po ky do palosur vërtet”, Zogu i lexon fatin Gaz Pajës, plasin të qeshurat në sallë

Discussion about this post

 



Të Fundit

11 Maji | Procesi i Rinumërimit në Tiranë: PD dhe PS Humbasin Më Shumë se 100 Vota Secila

Hakerat Sulmojnë Faqen Zyrtare të Bashkisë së Tiranës – ‘Homeland Justice’ Publikon Mesazhin

Tension në Ukrainë: Grup Prej 50 Personash sulmojnë Priftërinj dhe Besimtarë në një Katedrale

Alarmi i Macron: Rafale Po Thërret –Është Koha të Sigurojmë Evropën

Publikohet videoja e arrestimeve në megaoperacionin “Blloku 33”

Zbardhen emrat e 25 të arrestuarve në megaoperacionin “Blloku 33” /Të dyshuar për shitje droge në lokalet e natës në Tiranë

Tiranë/ Finalizohet megaoperacioni “Blloku 33”, goditen disa grupe kriminale që shpërndanin drogë në lokalet e natës – 25 të arrestuar, 8 të shpallur në kërkim

Durrës/ Përndiqte një 23-vjeçare dhe familjarët e saj, arrestohet 35-vjeçari

Durrës/ Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme në Currila, procedohen 2 shtetas

Orban paralajmëron: Rënia e qeverisë iraniane do të shkaktonte destabilitet në Lindjen e Mesme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.