Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka sqaruar procedurat që ndiqen për të udhëtuar në drejtim të Italisë, e cila njeh vaksinat: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson & Johnson.
Të gjithë shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë, duhet të kenë po ashtu një test Covod negativ që është bërë në 72 orë para nisjes, si dhe të plotësojnë formularin PLF.
Njoftimi i plotë i Ministrisë:
Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D https://bit.ly/3mM8ëEY
Duke nisur nga data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:
Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;
Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;
Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.
Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;
Formularin PLF https://app.euplf.eu/
Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;
Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi; Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.