Pak orë pas ndeshjes Itali-Shqipëri, është vënë në pranga një tifoz shqiptar, i cili është identifikuar përmes kamerave të stadiumit teksa po hidhte fishekzjarre, tymueset të cilat më pas u bënë shkak për ndërprejen e ndeshjes.
“Gjatë ndeshjes së futbollit midis Italisë dhe Shqipërisë, është arrestuar një tifoz shqiptar i cili gjatë takimit u bë autor i disa fishekzjarre nisjes në këtë fushë.”, shkruan “Republicca.it”. Identifikimi i tij u krye përmes kamerave të sigurisë gjatë hetimit të nisur nga “Digos” (Divisione Investigazioni Generali e Operazioni Speciali)
Bëhet me dije se 77 mbështetës të tjerë të Shqipërisë janë shpallur në kërkim pasi ndiqen penalisht.
(XH.A/SHUPLAKA)