01:41 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Italia shënjestër e ISIS-it. Grabielli: Është e kotë të gënjejmë veten, do të ndodhë, të ruhemi nga shqiptarët

13:02 | 11/01/2017
në Aktualitet, Bota, Te Gjitha
0
Italia shënjestër e ISIS-it. Grabielli: Është e kotë të gënjejmë veten, do të ndodhë, të ruhemi nga shqiptarët

Përhapja e lajmeve se Shteti Islamik do të sulmojë Italinë  gjatë muajvë të fundit ka qenë në mendjet e qytetarëve italianë për muaj të tërë. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Shefi i Policisë së Italisë, Franco Gabrielli i cili u shpreh se  ky shqetësim ka arritur një nivel të lartë dhe nuk ka dyshim që Italia do ta paguajë këtë çmim.

“Unë do të flas drejt. Herët apo vonë ne do e paguajmë këtë çmim, nuk ka dyshim. Është e kotë të gënjejmë vetveten. Vetëm shpresojmë se do të jetë sa më i përmbajtur të jetë e mundur, por jemi në rrezik”, tha Gabrielli në një intervistë të botuar në gazetën italiane, “Il Giornale”.

Fjalët e tij mbështeten nga fakti se hetimet për të dyshuarit besohen se lidhen me ISIS në Itali dhe treguan se ata ishin në fakt “gati për të zbatuar sulme dhe për të vrarë njerëz”, siç shpjegoi Gabrielli.

I pyetur nëse rreziku për të pasur sulme terroriste në Italia është seriozisht i lartë, Gabrielli u përgjigj : “Po, unë besoj se për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm se mundësia e një sulmi është shumë e lartë”.

Shqetësimet në lidhje me sulme të mundshme terroriste në Itali janë ngritur gjatë muajve të fundit që kur Anis Amri, tuniziani që konsiderohet përgjegjës për sulmin e dhjetorit të 2016-ës në Berlin, u kap nga policia italiane në Milano.  Ky i fundit ku kap pasi kreu krimin makabër në Berlin. 

Po kështu flamujt e ISIS janë parë në qytete të ndryshme në Shqipëri. Sipas shërbimeve të fshehta italiane, kërcënimi kryesor tani përfaqësohet nga anëtarët e radikalizuar të komuniteteve shqiptare që jetojnë në rajonin e Pulias në jug-lindje të Italisë.

“Kërcënimi i Ballkanit është diçka e mundshme, nuk është e vërtetë”, tha Alessandro Orsini, drejtor i Observatorit për Sigurinë Ndërkombëtare në LUISS Universitetin e Romës, për Al Arabiya. “Sulmet terroriste që ndodhën në qytetet perëndimore nuk janë kryer nga shtetas shqiptarë, armët e përdorura për sulmet nuk kishin lidhje me trafikun e armëve të paligjshme në Shqipëri dhe nuk ka pasur përfshirje të organizatave kriminale shqiptare”, shpjegoi Orsini, i cili është gjithashtu anëtar i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts (MIT), duke shtuar se këta tregues empirike tregojnë se Shqipëria duhet të ndiqet nga afër, por se nuk ka kërcënime direkte për Italinë nga Shqipëria. (J.V/Shuplaka)

 

itali

 

 

Etiketa: italiarrezikusulmet islamike
Pas

Akuzohen për lidhje me Gylenin, në pranga 60 biznesmenë turq

Para

OSHEE: Ja cilat zona janë pa energji elektrike, po punohet për riparimin e defekteve

Para
OSHEE: Ja cilat zona janë pa energji elektrike, po punohet për riparimin e defekteve

OSHEE: Ja cilat zona janë pa energji elektrike, po punohet për riparimin e defekteve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.