Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka zbardhur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Portugalisë në kompeticionin më të ri kontinental të UEFA Nations League dhe kundër SHBA-së miqësore. Për këto dy ndeshje janë mbetur jashtë dy emra si Mario Balotelli dhe Andrea Belotti.
Megjithatë, vihet re thirrja e parë për talentin e Brescias, Tonali, por edhe Sensin e Sassuolos dhe Griffon e Hoffenheim. Gjithashtu në kombëtaren italiane do të kthehen edhe Sciglio, Rugani dhe Pavoletti.
Lista e Italisë
Portierë: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Milan), Salvatore Sirigu (Torino);
Mbrojtës: Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonuçi (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Mattia De Sciglio (Juventus), Emerson Palmieri Dos Santos (Chelsea), Alessandro Florenzi (Roma), Alessio Romagnoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus);
Mesfushorë: Nicolo Barella (Cagliari), Roberto Gagliardini (Inter), Frello Filho Jorge Luiz Jorginho (Chelsea), Lorenzo Pellegrini (Roma), Stefano Sensi (Sassuolo), Sandro Tonali (Brescia), Marco Verratti (Paris Saint Germain);
Sulmues: Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Vincenzo Grifo (Hoffenheim), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Kevin Lasagna (Udinese), Leonardo Pavoletti (Cagliari), Matteo Politano (Inter).