Italia ka paraqitur një dekret ku ka shpallur 13 vende të sigurta të origjinës për të frenuar emigrantët në vend.
Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria dhe sipas Ministrit të Jashtëm dhe kreut të Levizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio do të refuzohen të gjitha kërkesat për azil.
Qeveria e re tashmë ka rënë dakord me katër shtete të tjera të BE-së një skemë për shpërndarjen e njerëzve të shpëtuar në Mesdhe, dhe shpreson që plani i saj për të dërguar përsëri ata që janë tashmë në Itali do të shmangë akuzat nga Salvini se është i butë për emigracionin.
“Unë nuk besoj se rishpërndarja e migrantëve në vendet e tjera të Evropës është zgjidhja përfundimtare”, tha Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në një konferencë shtypi.
Sipas dekretit të ri, koha për të shqyrtuar kërkesat për azil të migrantëve që vijnë nga një listë e 13 vendeve “të sigurta” evropiane dhe afrikane, përfshirë Tunizinë dhe Shqipërinë, do të zvogëlohet nga dy vjet në katër muaj.
Nëse kërkesa refuzohet, procedura e dëbimit do të nxitet menjëherë.
Maio tha se ai do të riatdhesojë 100,000 migrantë në vitin e tij të parw në pushtet, i ndjekur nga 400,000 të tjerë gjatë pjesës tjetër të mandatit të tij pesë-vjeçar.
Kryeministri Giuseppe Conte e përshëndeti planin e ri si “një hap të shkëlqyeshëm përpara” dhe tha se ishte i sigurt se do të prodhonte riatdhesime më të shpejtë.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post