Na ndajnë dy ditë nga sfida e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Italisë. Të premten skuadrat do të vendosen përballë në kuadër të eleminatorëve të Botërorit 2018.
Po ndërkohë që shtypi sportiv italian nuk i ka kushtuar një vëmendje ndeshjes së sotme.
Drejtori i departamentit të sportit në TVSH Pano Xhixho, i gjendur në gadishullin Apenin e ka vënë re këtë mospërfillje dhe në një postin në rrjetet sociale shkruan: “Italianët s’na paskan marrë seriozisht. Në gazetat sportive, vetëm një boks të vogël në faqen e parë…Të shikojmë të shtunën në mëngjes”, – shkruan Xhixho.
‘’Italianët s’na paskan marë seriozisht!!! Në gazetat sportive, vetëm një box të vogël në faqen e parë… Të shikojmë, të shtunën në mëngjes #italy#albania’’, shkruan Xhixho. (E.K/SHUPLAKA)