Në vitin 2013 një Italian kishte qëlluar me armë ndaj një shqiptari pasi ky i fundit i kishte hyrë në shtëpi për ta grabitur. Por tani shtetasi Italian rrezikon të burgoset për 5 vjet e dy muaj. Ky pritet të jetë dënimi i kasapit Legnaro-s Valter Onichini i cili plagosi shqiptarin dhe e futi në makinën e tij për ta lënë në mes të rrugës. Por shqiptari e ka denoncuar në polici dhe tani pret të dëmshpërblehet me 324 mijë euro nëse vendos gjykata që ai të dëmshpërblehet nga shtetasi Italian.
“Onichini qëlloi sepse kishte frikë se hajduti do t’i rrëmbente djalin”, shpjegoi avokati i italianit, Ernesto De Toni, raporton TGCom24.
Ngjarja ka ndodhur më 22 korrik të vitit 2013, ku Onichini qëlloi dhe plagosi disa persona që kishin hyre per te vjedhur dhe që po përpiqeshin të merrnin makinën e tij nga shtëpia.
24-vjeçari shqiptar Elson Ndreca, mbeti i i plagosur. Ai humbi dhe funksionalitetin e dorrës së djathtë ndërkohë që ishte në gjendje të rëndë kur italiani e hodhi në mes të rrugës, por shpëtoi për mrekulli.
(B.H/Shuplaka)