Një shtetas italian ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pas një ndërhyrje dentare në një klinikë private.
63-vjeçari më 20 maj kishte shkuar për një mbushje dhëmbi dhe rregullimin e tre dhëmbëve të tjerë në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve. Gjatë ndërhyrjes, por edhe pas saj nuk ka shfaqur komplikacione.
Lidhur me këtë rast, grupi hetimor ka marrë në pyetje administratorin dhe dentistin e klinikës private.
Shtetasi italian me iniciale D.S. vuante nga tumori në mëlçi, por referuar dëshmisë së stafit të klinikës dentare nuk ishin vënë në dijeni nga pacienti për këtë sëmundje.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së klinikës, ndërkohë po verifikohet nëse 63-vjeçarit i janë bërë analiza para se t’i nënshtrohej ndërhyrjes dentare.
Tashmë do të jetë ekspertiza e mjekësisë ligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 63-vjeçarit italian.