Kryetari i Bashkisë së Lushnjes Viktor Tushe mësohet se ka lënë para pak minutash ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, pasi nuk kishte lëndime serioze nga shpërthimi i granatës mëngjesin e sotëm në zyrën e tij.
Nga shpërthimi i granatës mbeti më rëndë e lënduar sekretarja e Tushes, Erisa Qalliu, e cila ka marrë dëmtime në kockat e fytyrës.
Sipas informacioneve të para policia dyshon se autori është Gëzim Saraçi, ish shofer i kryebashkiakut Fatos Tushe, për të cilin ka akuza që merret me trafik të lëndëve narkotike, por gjithçka mbetet ende për t’u konfirmuar.
Burime për FaxNews bëjnë me dije se policia ka marrë nën mbrojtje familjen e kryebashkiakut Fatos Tushe, për të shmangur çdo lloj incidenti tjetër të mundshëm.
Fatos Tushe jeton në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje, ndërkohë që siç shihet nga video, pranë banesës së Tushes ndodhen forca të shtuara të policisë.
Pas ndihmës së parë që kanë marrë në spitalin e Lushnjes, Tushe dhe Qalliu u sollën drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa kryebashkiaku u vizitua dhe nga deputetë socialistë, të cilët u interesuan rreth shëndetit të tij.
(E.K/Faxweb.al)