Arjan Ndoja Prokurori i Durrësit, mbeti i plagosur pasditen e sotme gjatë një atentati me armë zjarri pranë “Mbikalimit të Shkozetit” në Durrës.
Ndërsa mësohet se ditën e djeshme, Ndoja është takuar me kreun e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e Vettingut, Theo Jacobs.
Mediat raportojnë se kreu i ONM dhe prokurori Ndoja kanë biseduar në lidhje me çështjen e ndjeshme për tokat në Gjirin e Lalëzit.
Takimi është zhvilluar në zyrën e prokurorit Ndoja dhe ka zgjatur për më shumë se 1 orë e 30 minuta.