Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini ka reaguar pas ndalimit të tij dje nga ana e Policisë.
Duke folur për gazetaren e ‘’Fax news” Elitjona Doko ai është shprehur se është i hapur ndaj çdo hetimi.
Nuredini shprehet se i është falsifikuar firma dhe masa e detyrimit për paraqitje është sa për të bërë zhurmë.
‘’Jam i hapur për cdo hetim. Nuk i pranoj akuzat e ngritura. Më është falsifikuar edhe firma lidhur me pretendimet nga organi i akuzës. Projekti për zhvillimin e Spillesë ka qenë model suksesi i përgëzuar dhe nga qeveria.
Masa e prokururisë së Kavajës detyrim paraqitje është masë sa për të bërë zhurmë”, është shprehur Nuredini.
Prokuroria ka nisur një hetim që lidhet me abuzimet në ndërtimin e pikave të shërbimit në Spille, e ku rezultojnë si të implikuar edhe të tjerë persona në këtë bashki.
Po ashtu dje Nuredinit i është bllokuar edhe pashaporta për të mos dalë nga vendi për shkak të dosjes me abuzimet me pronat në bregdet. Nuredini u zgjodh kryetar i Bashkisë në Rrogozhinë si përfaqësues i PDIU, nën siglen e koalicionit ASHE në zgjedhjet e vitit 2015.
(E.K/FAXWEB)