Një makinë është shkrumbuar nga flakët dy netë më parë ndërsa mësohet se është në pronësi të vëllait të Agron Alushit ndaj të cilit është bërë atentat në Nëntor të vitit të kaluar duke i vendosur një minë në makinë ku mbeti i plagosur rëndë.
Makina është djegur gjatë natës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjessi dhe emri I vëllait të Agron Alushit.
Kujtojmë se në dalje të rrugës Transballkanike, një vit më parë në një zonë me kalimtarë të shumtë, një mjet tip “Benz” me drejtues 48-vjeçarin Agron Alushi shpërtheu në ecje.
Sipas policisë, Alushi ishte objektivi i një atentati me minë të telekomanduar, ndërsa 49-vjeçari fatmirësisht u mbijetoi plagëve.
Dy netë më parë, para godinës së bashkisë u dogj automjeti i të vëllait me lëndë djegëse benzinë.
Për ngjarjen e djeshme policia njofton se:
Në orët e mbrëmjes, në lagjen “15 Tetori” para Bashkisë së qytetit, ka marrë flakë automjeti tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të shtetasit F.P. Grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit.
Automjeti rezulton ende i regjistruar në emrin e ish-pronarit.
Policia për këtë ngjarje ka sekuestruar pamjet filmike dhe po heton për identifikimin e autorit të djegies së automjetit.
Gjithashtu burime nga blute tregojne se dyshohet që ngjarjet të kenë lidhje me njëra-tjetrën. Pistat janë ato të konfliktit familjar dhe problemet me biznesin e familjes (gurore ne fshatin Drashovice).
Por kush është Agron Alushi?
Në Vlorë ai njihet si një biznesmen. Alushi zotëron një biznes që operon në sektorin e ndërtimit dhe njëkohësisht është pronari i një guroreje në Drashovic.
Por mediat kanë zbuluar se 49-vjeçari është dhe vëllai i ish-drejtoreshës së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushi Tozaj, e cila u bë e njohur për një foto të postuar nga kryeministri Edi Rama dhe që u komentua gjatë në rrjet.
“Kemi qenë në një drekë me rastin e 8 marsit, vitin e kaluar, me gratë socialiste të qytetit të Vlorës. Atë ditë në Vlorë ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama , i cili erdhi në drekën tonë dhe qëndroi me ne për këtë festë”, u shpreh ish-drejtoresha Alushi asokohe për foton.

(F.GJ/FAXWEB.AL)