Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 45-vjeçarin me iniciale K. GJ., I cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmajtje pa leje.
45-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4.5 lëndë narkotike e llojit kanabis sativa si edhe dy armë zjarri automatikë.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Kir”,policia po punon për të vijuar proceduart e mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë
Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kir”, sekuestrohen lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse, 1 në pranga
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor, ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.
Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 4.5 kg kanabis;
– 2 armë zjarri automatike;
– 19 kapsolla per lende plasëse;
– 10 metër fitil zjarrpërcjellës;
– 10 krehera;
– 77 fishekë;
– 2 radio marrëse e dhënëse.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
(B.K/FAXWEB.AL)