Në prangat e policisë së italiane kanë rënë dy të rinj shqiptarë pasi në banesë iu gjetën 4 kilogramë kokainë.
Shqiptarët ishin edhe pa dokumente ne shtetin italian por ajo që i nxorri zbuluar ishte vizita e mikes së tyre rumune. Bëhet fjalë për Ilir Limushaj, 32 vjeç dhe Denald Biba, 20 vjeç, të dy klandestinë u shoqëruan në kuesturë në pritje të verifikimit të rastit nga Zyra e Emigracionit, ku u vizituan nga një grua rumune, Georgiana Florina Pahoncea, 22 vjeçe.
Gjithçka ra në syrin e policisë pasi një prej shqiptarëve i dha në mënyrë të shpejtë një tufë me çelësa gruas rumune. Sjellja e dyshimtë nuk u kalua pa vëmendjen e operatorëve të dhomave të sigurisë, të cilët njoftuan më pas skuadrën e lëvizshme.
Gjatë kontrollit në banesë agjentët e policisë gjetën 4 qese celofani me rreth 4 kilogramë kokainë. Përveç kësaj, në një raft në kuzhinë, u gjetën edhe 18.000 euro. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post