Policia e Lezhës ka arritur të vërë në pranga një 46-vjeçar, të cilit iu gjet në banesë një sasi prej 96 kilogramësh lëndë narkotike.
Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit të koduar “Gjorem” si pjesë e “Forca e Ligjit”.
I arrestuari është shtetasi Agron Tafaj, ndërsa lënda narkotike iu gjet nga policia në banesën e tij. Ndërkohë mësohet se Policia e Qarkut Lezhë vijon me kontrolle të pandërprera për goditjen dhe ndëshkimin e të fortëve.
(B.B/ Faxweb.al)