Një 52-vjeçar i identifikuar si Afrim Xhetani është arrestuar në Mat pasi iu sekuestruan një armë zjarri dhe 2 çifte. Këto të fundit,iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi I policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Derjan”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.
Operacioni, falë inteligjencës informative si rezultat i të cilit u arrestua në flgrancë 52-vjeçari, si dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Derjan”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A.Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Derjan, Mat.
Shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu ‘Çifte’, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post