Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg Ervin Dukën,i cili u arrestua rreth 2 javë më parë pasi dyshohet se është militant i ISIS. Gjatë kontrollit në banesën e tij i’u gjet një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive dhe municione.
Gjykata e Apelit të Korçës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Pogradecit për ta lënë atë nën masën e arrestit me burg. Mbrojtja ka kërkuar arrest shtëpie nën mbikëqyrje elektronike për shkak të problemeve të tij shëndetësore, po gjykata e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.
Duka dy vite më parë ka qenë i pranishëm në luftën në Siri, ku dhe ka qenë i plagosur gjatë luftimeve.
Ervin Duka u largua drejt Sirisë në shkurt të vitit 2013 dhe pas plagosjes gjatë luftimeve atje u rikthye në vendlindjen e tij, fshatin Guras të Pogradecit. Fshati Guras është njëri prej tre fshatrave të Pogradecit që ka dërguar luftëtarë drejt Sirisë.