Fëmijë dhe prindër të zonës së Golemit dhe Grudës në Bashkinë Shkodër në protestë. Ata kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar heqjen e transportit për në shkollën 9-vjeçare e Hotit i Ri, “Dede Gjon Luli”.
Janë gjithsej 60 fëmijë, të cilët penalizohen nga heqja së transportit nga Zyra Vendore e Arsimit në Shkodër. Kryebashkiaku Spahia u premtoi një zgjidhje, edhe pse sipas tij nuk është një problematikë e krijuar nga bashkia.
Transporti u është hequr nxënësve më 1 tetor, ndërsa prindërit shprehen se nëse nuk zgjidhet kjo problematikë do t’i lënë fëmijët e tyre në shtëpi.