Policia e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ekzekutimit te Everest Çakës, ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe 39-vjeçarin Mirjan Dedja.
Person ky i cili mundi të arratisej me sukses nga ambientet e policisë ditën e djeshme.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se pasi u mbajt 1 ditë në komisariat, rreth orës 6 të mëngjesit të djeshëm, 39-vjeçari është arratisur nga dhomat e shoqërimit në rrethana të paqarta.
Mësohet se Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur hetim për 4 punonjës policie, përgjegjës për sigurinë e të shoqëruarve.
Kujtojme së një natë më parë në kupolën e policisë së Elbasanit u njoftuan ndryshime, të cilat perfshijnë 3 vrasjet e fundit por edhe arratisjen e 39-vjeçarit.