Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i përmendi sot si një nga privilegjet e tyre prokurorëve të SPAK, faktin që mbrohen nga garda. I pyetur nga gazetarja e Fax Neës Lusi Përgjegji, nëse duhet të ishte më modest dhe të mos e pranonte një mbrojtje të tillë, Basha tha se kjo pyetje nuk duhet ti bëhej atij.
“Kryetari i opozitës mbrohet nga garda nga të paktën 2003, kështu që është një lajm i rremë, fake neës, që mbrohem vetëm unë. A duhet të mbrohet kryetari i opozitës? Kjo nuk është një pyetje për mua. Një gjë është e sigurt, me gardë pa gardë gardh gojës nuk kam ndërmend që ti vë”, u shpreh Basha.
Kujtojmë se disa ditë më parë me një vendim të Këshillit të Ministrave u shtua numri i personaliteteve që do të duhet të mbrohen nga garda e republikës, duke rënduar kostot në buxhetin e shtetit. Edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicie për kërcënimin e tyre, në listën e gardës janë shtuar disa funksionarë të lartë.
(E.K/Faxweb.al)