20:23 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Iu ndalua hyrja në SHBA, reagon për herë të parë Adriatik Llalla: Donald Lu më ka fyer

20:01 | 16/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Iu ndalua hyrja në SHBA, reagon për herë të parë Adriatik Llalla: Donald Lu më ka fyer

Adriatik Llalla ka reaguar për herë të parë, pas vendimit të SHBA-së, që atij të mos i lejohet hyrja në këtë vend, bashkë me familjen, për shkak të përfshirjes në afera korruptive.
Llalla ka mohuar akuzat se është i përfshirë në korrupsion, duke thënë për “Wall Street Journal” se ambasadori amerikan në SHBA, Donald Lu ka keqinformuar Departamentin Amerikan të Shtetit.

Llalla e akuzon ambasadorin se e ka gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit, në lidhje me veprimtarinë e tij.

“Ai (Adriatik Llalla) mohoi çdo akuzë për korrupsion, përmes një emaili ku iu përgjigj pyetjeve me shkrim, duke thënë se nuk ka asnjë hetim për të nga autoritetet shqiptare.

Bllokimi i vizës për të dhe familjen e tij është pasojë e një armiqësie mes tij dhe Donald Lu, thotë Llalla.

“Jam i sigurtë se vendimi është marrë bazuar në keqinformimin e dhënë për personin tim nga ambasadori Donald Lu për Departamentin e Shtetit” tha ai” shkruan Wall Street Journal.

Gazetari i Wall Street Journal, Samuel Rubenfeld shkruan se Llalla dhe Lu janë përplasur për reformën në drejtësi, duke kujtuar këtu se pasuesja e Llallës (Arta Marku) u zgjodh mes bombave tymuese në parlament.

Llalla ka thënë për Wall Street Journal se ai nuk di çfarë provash për korrupsion ka ShBA për të, por ai ka fajësuar Donal Lu duke thënë se “keqinformoi dhe keqinformoi me qëllim”.

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar i kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht” ka thënë Adriatik Llalla për WSJ.

Por në të njëjtën ditë, Zëri i Amerikës kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme një qëndrim “nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni”

“Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i jep përparësi integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve. Populli shqiptar pret dhe meriton që zyrtarët të punojnë me ndershmëri dhe integritet në të mirë të interesit publik”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa shton se ky institucion “u jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet” e se “gjithashtu mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cënon parimet e Shtetit të së Drejtës”.

Rasti i zotit Llalla ishte i pari i një zyrtari të lartë shqiptar ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara marrin sanksione të tilla. Javën e shkuar ish kryeprokurori u tërhoq nga e drejta për të qenë gjykatës në Apel duke prefruar të mbetet jashtë sistemit të Drejtësisë. Një vendim i cili solli sot dhe ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të nisur ndaj tij.

Duke komentuar lëvizjen e pak ditëve më parë të zotit Llalla, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu u shpreh se “tërheqja nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vetting-u, duhet të kenë frikë dhe nga hetimet e pashmangshme penale”.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Adriatik Llalla
Pas

Eneda Tarifa flet për herë të parë pas ndarjes: Ndihem e fyer

Para

Zyrtare/ Bylykbashi: Komisioni i Reformes Zgjedhore përcaktoi votimin elektronik si prioritet

Para
Zyrtare/ Bylykbashi: Komisioni i Reformes Zgjedhore përcaktoi votimin elektronik si prioritet

Zyrtare/ Bylykbashi: Komisioni i Reformes Zgjedhore përcaktoi votimin elektronik si prioritet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend një deputet të PD, mbetet jashtë Bardh Spahia dhe Edona Bilali nga PS

Numërohen votat e listës së hapur, kush nga kandidatët e PD ka marrë më shumë vota

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj. Jashtë dy ish-deputetët Gjunkshi dhe Spahiu

Berati vijon numërimin e votave për kandidatët, kush janë emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend

Meloni i uroi fitoren e mandatit të katërt, reagon Edi Rama

Kukësi i jep 1 deputet PD nga lista e hapur, siguron karrige në Kuvend Isuf Çelaj. PS 1 nga lista e mbyllur

Aludimet për ndërhyrjen e Gonzatos në raportin e OSBE/ODIHR, BE: Pretendime të rreme! Bashkimi Evropian nuk kërkon të ndikojë në proces!

“Dua të bëj marrëveshje me Iranin”, Trump paralajmëron: Nëse vazhdon të sulmojë fqinjët, do detyrohem të…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.