Presidenti amerikan, Donald Trump ia ka dalë edhe një herë që të kthehet në objekt argëtimi për njerëzit e rrjeteve sociale.
Udhëheqësi i botës së lirë dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë më të fuqishme në botë solli pa dashje një të paftuar teksa ngjiste shkallët e avionit të tij, Air Force One sot, ndërsa po përgatitej të fluturojë jashtë Mineapolis-it.
Për fatin e tij të keq, dhe për fatin e mirë të gjithë të tjerëve, çdo gjë u filmua nga kamerat.
Ndërsa ai u kthye për të përshëndetur pas hyrjes, letra u hoq nga këpuca. Me t’u shpërndarë në internet, versionet e ndryshme të videos kanë mbledhur së bashku miliona komente, shumica tallëse.
Një nga përdorueseit e Twitter-it shkruante:
Nuk e di me çfarë të qesh më shumë me letrën që i mbeti në këmbë, apo me faktin që askush nuk i tha presidentit se çfarë i kishte mbetur në këpucë.
Presidenti amerikan kishte një javë të ngjeshur, duke filluar nga fjalimi drejtuar kombit, çështja e Prokurorit Brett Kavanaugh e deri tek pretendimet për evazion fiskal.
(E.K/FAXWEB.AL)