08:04 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Iu ofroi bisedime mes palëve, Balliu i drejtohet Ramës: “Ne nuk bisedojmë me banditë, është koha të shkosh në burg”

20:45 | 23/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balliu sfidon Ramën: Meqë je mirë, bëj një live. Kujton edhe shoqërinë me djalin e tij

Ka vijuar sot për të 140-tën ditë në rradhë kalvari i protestave të banorëve të Astirit për mbrojtjen e banesave të tyre nga prishja për shkak të projektit të Unazës së Re. Në kohën kur zgjedhjet vendore po afrojnë dhe pas shpalljes së rikantidimit të Veliajt sot në Kongresin e PS-së, banorët përveç thirrjeve të zakonshme të tyre kundër prishjes së shtëpive nga projekti, i kujtuan kryeministrit Rama që ta harrojë se mund të vjedhë vota në Unazë siç ka bërë në të gjithë Shqipërinë.

Po ashtu në protestë ka qenë edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili ka zgjedhur të komentojë mitingun duke e cilësuar atë si mjeran dhe duke i thënë kryebashkiakut Veliaj se: “Erion po ta bëjmë ne me karrige mbaron vargu në Tropojë.”

Balliu ndër të tjera për ofensivën e Ramës ndaj qytetarëve dhe medias, i kërkoi Kryeministrit të mos e trashë më tej zullumin duke u shprehur se: “Kryeministrin që kaloi në ofensivë, sepse e ndjen veten të sulmuar nga qytetarët, por nuk e kupton që qytetarët nuk e kanë bërë ofensivën e tyre sepse janë në hapat e tyre të parë. Se qytetarët kanë ndalur në ofensivën e tyre për ti dhënë një mesazh Ramës, me shpresën që të shpëtosh nga urrejtja por jo nga drejtësia se asaj nuk i shpëton dot. Sot është koha të shkosh në burg.”

Ish deputeti I Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar po ashtu edhe Kongresin e sotëm të Partisë Socialiste duke e cilësuar atë si natë Hollivudi dhe një festë luksi me drejtorët e korruptuar sepse njerzit sipas tij janë në rrugë. Ndër të tjera ai u shpreh:

“Pashë sot Kongresin e PS. Asnjë qytetar i thjeshtë, dukej si natë Hollivudi, sepse kishit vetëm drejtorët e korruptuar, sepse qytetarët i keni në rrugë. Aty dukeshin vetëm disa mjeranë që besonin mashtrimet që po vetë keni krijuar. Nuk ka sot dikush që të mos mendojë që të dalë nga kjo situatë sepse ky i çmendur po ju merr me vete. Sot pa pikë turpi morët buxhetin e Bashkisë së Tiranës për të bërë një party luksi, për të mbledhur disa njerëz të shkretë për të dëgjuar ofendimet tuaja, për të nxjerrë urrejtjen që të buron nga gjeni yt komunist.”

Balliu iu përgjigj edhe ofertës së Kryeministrit për bisedime mes palëve duke u shprehur se: “Kishe bërë edhe një ofertë zotrote. Por ne nuk bisedojmë me banditë, Ne e kemi thënë, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, Ndaj do të vazhdojmë rrugën tonë për të shpëtuar vendin nga një bandit.  Do vi një moment që as në lokale nuk do dilni, do vi një moment që nuk do dilni dot nga shtëpiat tuaja se do të bllokoheni nga qytetarët….”.

Pas

Largimi i Kejvinës nga “Xingu”, ja kush do ta zëvendësojë (Emri)

Para

Opozita cakton datën për protestën e radhës

Para
FOTO/ Çfarë nuk u pa nga protesta, policia kishte vendosur 6 kordonë para Kuvendit

Opozita cakton datën për protestën e radhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.