Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të qytetit të Kukësit, ku humbi jetën një 31-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Bekim Shehu, i cili punonte si berber në qytetin e Kukësit. Dalja e makinës nga rruga qe fatale për të riun.
Detajet e Policisë:
Më datë 12.08.2018, në dalje të qytetit të Kukësit, shtetasi B.SH., rreth 33 vjeç, banues në fshatin Shtiqën, duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Minikuper”, ka dal nga rruga.
Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit ku ka gjetur vdekjen në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=N8XEHuZfEjY