Ditën e djeshme Kuvendi mori pas tre muajsh një pamjë të re. Plot e përplot, mazhorancë dhe opozitë bashkuan votat duke votuar ligjin kaq shumë të diskutuar të Vettingut.
Mes opozitarëve padyshim që nuk mund të mungonte deputetja Bregu. Që në fillim të nisjes së bojkotit Bregu ishte shprehur kundër vendimit dhe po ashtu kundër bojkotimit të zgjedheve. Tashmë do ketë padyshim arsye që të ndihej mirë.
E ulur pranë ish-kryeministrit Berisha dhe Ridvan Bodes ajo shkruan se Rama nuk mund të përdor më opozitën për tu mbrojtur me Vettingun.
‘’Prej 30 gushtit të vjetshem,Vettingu u kthye në betejën kryesore dhe lajtmotivin e çdo dalje publike të Edi Rames.
Sa më i madh përdëllimi i tij me Vettingun, aq më e pamerituar kosto e manipulimit se PD e kishte frikë Vettingun.
E meqë Drejtesia s’eshte perbindesh, s’ kish si ndodhte ndryshe, të ndodhte ndryshe s’kish se si…
Sot, Vetting-u u Votua!
U hoq dhe nje gur tjeter nga rruga drejt Anetaresimit ne Europe!
Sundimi pa kushte i ligjit eshte standarti europian prej te cilit askush nuk arratiset dot’’, shkruan deputetja demokrate. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post