21:54 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Iu refuzua kërkesa për azil, në Tiranë e vranë. Çfarë shkruajnë mediat suedeze për Marjo Majollarin

09:17 | 12/04/2018
në Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DETAJE TË REJA/ Si u ekzekutua 28-vjeçari në Kinostudio, ishte duke ecur me një mik…

Vrasja e Marjo Majollarit në kryeqytet dy ditë më parë ka gjetur pasqyrim dhe në mediat suedeze.

Shkak për këtë është bërë refuzimi i kërkesës për azil që 28-vjeçarit shqiptar i ishte bërë në Suedi, pavarësisht se kishte shënuar në dokumente se i druhej një hakmarrje të mundshme.

Një prej mediave shkruan se kërkesa e Majollarit për azil ishte refuzuar pasi dëshmia e tij nuk kishte rezultuar të ishte e besueshme.

“Shqiptari merr ekspuls pavarësisht nga kërcënimi me vdekje, vritet me armë zjarri”, ky ishte titulli i medias në Suedi.

Avokati i Majollarit e ka quajtur vendimin e shtetit suedez jot ë drejtë, çka ka sjellë edhe pasoja.

SHKRIMI I PLOTË:
Një 28-vjeçar shqiptar është dëbuar në Shqipëri edhe pse ishte kërcënuar me vdekje pas një sulmi të përgjakshëm. Dje është vrarë me armë zjarri në rrugë.

“Kishte thënë se nëse do ta kapnin do ta vrisnin”, ka thënë Anders Hedqvist, përgjegjës për menaxhimin e banesave për azil, ku 28-vjeçari shqiptar ishte dërguar gjatë procesit për azil.

Ishte maji i vitit 2014, kur 28-vjeçari nga Shqipëria ka kërkuar një leje qëndrimi në Suedi. Ishte konsideruar se nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se kishte treguar për hakmarrjen ku familja ishte përfshirë dhe ishte kërcënuar që kur babai i tij ishte arrestuar.

Në Gusht të vitit 2015, Bordi i Migracionit refuzoi kërkesën e tij për azil. Mario e apeloi këtë vendim duke kërkuar që azili të aprovohej, por kërkesa e tij sërish u refuzua dy ditë përpara Krishtlindjeve të të njëjtit vit. 28-vjeçari bëri kërkesë për gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por iu refuzua dhe u kthye në Shqipëri në Pranverën e vitit 2016, sipas shtypit suedez.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të punuar“, shpjegon Anders Hedqvist.

Menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, Anders thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të. Më pas – tregon ai – përmes një miku të tyre të përbashkët mësoi se Mario ishte vrarë.

Mediat në Suedi janë interesuar në lidhje me vendimin për refuzimin e kërkesës së Mario Majollarit për azil. Sipas informacioneve që disponojnë dhe i kanë bërë publike, Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion. Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se “pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”.

Ndërsa zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokoloë thotë se është tragjike ajo që ndodhi në Tiranë.

Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo: “Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”.

Irene Sokoloë: “Jam shumë e pikëlluar për këtë që ndodhi. Është jashtëzakonisht tragjike”. Për mediat suedeze flet edhe shqiptar i cili ishte njohur me Mario Majollarin në Suedi gjatë aplikimit për azil. “Këshilli Suedez i Migracionit nuk mori vendimin e duhur. Ata refuzuan kërkesën e tij për azil dhe tani ai është i vdekur”, shprehet E.D. të cilit gjithashtu i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe u dëbua në Shqipëri.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

Etiketa: azilkerkesa per azilmarjo majollariVrasja
Pas

Videoja erotike/ Gruaja i përgjërohet Berishës: Profesori e postoi gabimisht, donte të ma çonte mua. Jemi demokratë…

Para

”Shpërdoruan detyrën”, kush janë dy policët shkodranë që u arrestuan

Para
Kush janë 4 policët që u vunë në pranga

''Shpërdoruan detyrën", kush janë dy policët shkodranë që u arrestuan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.