Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i ftuar në “Opinion” ka pranuar se Ambasada Amerikane i ka refuzuar vizën.
Dako tha se ka aplikuar me gruan dhe vajzën dhe brenda në Ambasadë e kanë pyetur për shtëpitë dhe makinat që dispononte dhe pas 6 muajsh ka marrë përgjigjen për refuzim të pjesshëm.
“Kam shkuar për të marrë vizë në Ambasadën Amerikane. Më pyetën sa shtëpi ke i thashë: kam dy. Më pyetën sa makinë ke, i thashë kam 3. Ajo e sportelit më tha ktheu mbrapsht se do marrësh përgjigje. Pas 6 muajsh më erdhi përgjigjia dhe ishte refuzim të pjesshëm. Nuk shkova të aplikoja prapë se thashë do dalin prapë këta” tha Dako.
Në vitin 2017, Dako e cilësoi si turp lajmin që ambasada amerikane i kishte refuzuar vizën. Kreu i Bashkisë së Durrësit tha se nuk ka asnjë problem për të shkuar në Amerikë.
“E gjitha kjo është një turp, një tendencë e atyre që janë mësuar të hedhin baltë. Unë nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë,” u shpreh më herët Dako.
(J.D./Faxweb.al)