Tatjana Hoxhaj një prej banoreve të pallatit që u shemb 3 ditë më parë në Vlorë është në grevë urie.
Prej 3 ditësh Tatjana ka qëndruar pranë rrënojave ndërsa vazhdon betejën për të kërkuar të drejtën e pronës së saj që u shemb.
Familja Hoxha dispononte një apartament 2+1, ndërsa tregon se kjo familje nuk ka bërë asnjë marrëveshje me bashkinë.
Ajo akuzon se Bashkia të gjithë aksionin e ka bërë në favor të dy ndërtuesve “Çobo” dhe “Hanxhari”.
“Nuk pranojmë shpërblimin e Bashkisë, është tallëse dhe vlerë fyese. Na kanë lënë në rrugë. Ndërsa në këtë hapësirë nuk do ndërtohet asnjë projekt publik, kemi dokumente se këtu do ndërtohet pallat”-tha ajo per gazetaren e Faxnews Afrovita Hysaj.
Sipas shpjegimit shoqëruar edhe me dokumentacion përkatës, në truallin ku gjendej pallati që u shemb, në një pjesë të truallit do ndërtohet pallat. Pallati që do ndërtohet do përfshijë edhe rrugën ekzistonte, për këtë arsye, në bashkëpunim me bashkinë është rënë dakord që hapësira ku gjendej pallati, pjesa më e madhe do preket nga pallati ndërsa një pjesë tjetër do bëhet rrugë (pasi rruga aktuale do jetë pjesë e katllavanit të pallatit që do ndërtohet).
Familja Hoxha thotë se nuk do e lënë me kaq, do ndjekin rrugën ligjore.
Vjola Hoxhaj, vajza e familjes, e reja që u shoqërua forcërisht nga policia tregon momentin që e kanë nxjerr nga banesa pa asnjë lajmërim. Ajo thotë se IMT i shembi banesën me të gjitha orenditë brenda.
Vjola Hoxhaj shton se ka kërkuar të bëjë kallëzim për policinë që e dhunuan gjatë shoqërimit por kallëzimi nuk i është regjistruar.
Discussion about this post