Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur Vlorën në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku objektiv i autorëve ja qenë makina e prokurorit Albert Kuliçi.
Burime bëjnë me dije se një sasia e tritolit i është vendosur makinës së tij tip”Ëolsvagen” në lagjen 28 Nëntori, dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Gazetarja e Fax Neës Afrovita Hysaj raportoi se familja e Kuliçit qenë në banesë në momentin e shpërthimit, dhe është zgjuar e terrorizuar.
Vetë Kuliçi ka qenëi pranishëm në terren pas shpërthimit, ku dhe ka dhënë dëshminë e tij në Polici. Li
Derimë tani policia nuk ka ende një njoftim për ngjarjen, ndërsa dyshimet e para janë që tritoli të ketë lidhje me detyrën që kryen prokurori Kuliçi. Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonë, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, dhe të çojnë drejt identifikimit të autorëve.
Një nga dosjet më të rëndësishme që ka pasur Kuliçi është ajo për tokat në Zvërnec, po ashtu dhe urdhër ndalimi për ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika.
Nuk ka ende detaje lidhur me atë që ka deklaruar Kuliçi në polici, po të gjitha dyshimet të çojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës që ai kryen në qytetin bregdetar, ku kanë ndodhur një seri ngjarjes të rënda, nga përplasja mes bandave, deri te konfliktet e shumta për tokat e lakmuara në bregdet.
(E.K/Faxweb.al)