Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me eksploziv që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Halil të Fushë-Krujës, që rezultoi vetëm me dëme materiale.
Lënda plasëse ka shpërthyer në banesën e shtetasit Arben Pllumi dhe kjo ishte hera e tretë që i ishte vënë tritol, pasi dy herë e kishin paralajmëruar në vitin 2019.
Kryefamiljari është shprehur se dyshon se shkak mund të jetë një miqësi e prishur më shumë se dy vite më parë, ndërsa shton se nuk ka konflikte me askënd tjetër. Sipas tij vajza është ndarë nga i fejuari i saj, dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vendosjen e lëndës plasëse për herë të tretë.
Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka pasur të lënudar, pasi Pllumbi bashkë me vajzën 22-vjeçare dhe djalin 18-vjeçar, prej disa kohësh jetojnë në shtëpinë e vëllait në Krujë pasi ka nënën e sëmurë.
Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërkohë që vetë Pëllumbi nuk ka preferuar që të flasë përpara kamerave.