Mihal Kokëdhima është pronari i subjektit turistik “Panorama” në Qeparo ku ditën e djeshme u sulmuan 5 turistë spanjolle pasi ishin larguar pa konsumuar ushqimin e porositur, me arsyen se u vonua.
Pronari i ka ndjekur nga pas, duke i sulmuar me armë të ftohta me gure e duke dëmtuar kështu fugonin e tyre, xhamin e përparme të makinës.
Ata kanë thyer xhamin e furgonit i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Mjeti ka njoftuar policinë dhe ka arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një furgon i FNSH i cili ka dhënë ndihmën e parë.
Ndërkaq që pas ngjarjes së rendë, pritet që shkojë në Sarandë edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi, ndërkohë që policia ka reaguar një ditë me vonesë për ngjarjen.
Në lidhje me konfliktin me turistët spanjollë, arrestohet në flagrancë shtetasi:
M.K., 51 vjeç, banues në Sarandë.
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51 vjeçarit pasi:
Ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.
(M.Q/Faxweb.al)