Gjatë mesnatës së djeshme iu vu eksploziv banesës 3 katëshe të Fetah Metajt në qytetin e Durrësit.
Por duhet të sjellim në vëmendje që Fetah Mataj kanë qenë më parë i dënuar me burg. Por pas daljes nga burgu bashkia e Durrësit i ka siguruar punësim, si pjese e listes se të denuarve, që do të angazhoheshin në punësimin vullnetar.
Në këtë listë ishin 30 persona të dënuar të cilët Vangjush Dako i ka punësuar vullnetarish në bashki. Pjese e liste ishte Lulzim Berisha, por edhe emra te tjera, mes tyre edhe Feta Matajn, emrin e të cilit e përmendi edhe kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, gjatë deklaratës për media që dha atë kohe.
Sipas Panorama Mataj rezulton ish-kryetar i PS për lagjen nr. 15 në Durrës, i cili ka vuajtur dënimin për “pengmarrje” dhe “grabitje me dhunë”.
Nga gjykata Mataj është liruar po këtë vit nga burgu pasi ka përfituar nga dënimi alternativ dhe ka kryer punë vullnetare, bazuar te referenca që Bashkia e Durrësit i kishte paraqitur Gjykatës. Duhet të theksojmë që Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar.
Bashkia e Durrësit për disa persona të veçantë, siç është Lulzim Berisha dhe Fetah Mataj, e ka dhënë garancinë pa u shprehur më parë Gjykata. Kjo është lista ku shfaqen të 30 të dënuarit që bashkia iu ka dalë garanci për punë vullnetare.