Gafat janë pjesë e jetës, mirëpo kur je një person VIP është e pamundur të mos të të kapin kamerat e paparacëve dhe fotot e tua të bëjnë xhiron e rrjetit.
Një ngjarje e tillë e “aksidentale” i ka ndodhur edhe modeles amerikane Jennifer Nicole Lee, e njohur ndryshe si, “mbretëresha e fitnessit”, e cila është bërë pjesë e një incidenti hot këtë javë.
Ajo kishte zgjedhur të pushonte në një nga pishinat luksoze të Miamit, mirëpo nuk ishte kujdesur sa duhet për bikinit e saj, pasi në një moment kur doli nga pishina, iu zgjidh rripi i të brendshmeve duke rrezikuar të mbetej “zbuluar” para të pranishmëve.
Reagimi i Jennifer Nicole Lee ishte i menjëhershëm, duke lëshuar nga duart syzet dhe kapur rripin e të mbathurave, për të mos lejuar që incidenti “të rëndohej”.
Në fotot e mëposhtme tregohet “incidenti” i modeles, mund të shihni incidentin e modeles I kapur nga paparacët hap pas hapi.