Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner shoqëruan presidentin amerikan, Donald Trump në Davos të Zvicrës.
Ata morën pjesë në Forumin Ekonomik Global, ku shefi i Shtëpisë së Bardhë mbajti edhe një fjalim. Mirëpo, ashtu siç çdo herë, Ivanka Trump arriti të marrë të gjithë vëmendjen.
E bija e Trump u shfaq fillimisht e veshur më një fustan të zi të gjatë dhe një rrip flori.
Më pas 38-vjeçarja ndërroi veshjen, duke zgjedhur një fustan të gjelbër. Këtë fustan ajo e veshi në darkën që u zhvillua me njerëzit më të rëndësishëm në botë.
Të gjithë të pranishmit kishin sytë tek vajza e presidentit, e cila rrezatonte me pamjen e saj.