04:44 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Izet Haxhia mbërrin në Rinas (FOTO)

20:12 | 08/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Izet Haxhia mbërrin në Rinas (FOTO)

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, ka mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”. Ai u nis pasditen e sotme nga Stambolli, ndërsa pas pak do të zbresë në Rinas.

Nën masa të rrepta sigurie ai do të transportohet drejt Drejtorisë së Burgjeve, për t’u vendosur në një Paraburgim të Sigurisë së Lartë. Izet Haxhia është dënuar më 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

Ndërkohë që brenda Aeroportit të Rinasit kanë mbërritur dhe punonjës të policisë.

Izet Haxhia u vetëdorëzua në policinë turke para disa kohësh, me qëllim që të niste procedura e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Lajmin e vetëdorëzimit ai e njoftoi përmes faqes në Facebook. Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: izet haxhia
Pas

LAJMI I FUNDIT/ Rama goditet teksa po hynte në makinë, kush janë të rinjtë që hodhën vezët (DETAJE)

Para

Trump radikal, tërheq SHBA-të nga marrëveshja bërthamore me Iranin, “Do të propozojmë një të re me sanksione të ashpra!”

Para
Trump radikal, tërheq SHBA-të nga marrëveshja bërthamore me Iranin, “Do të propozojmë një të re me sanksione të ashpra!”

Trump radikal, tërheq SHBA-të nga marrëveshja bërthamore me Iranin, “Do të propozojmë një të re me sanksione të ashpra!”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.